Lamtumirë lekut? Shqipëria nis përgatitjet për përdorimin e euros

Lamtumirë lekut? Shqipëria nis përgatitjet për përdorimin…

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për një të ardhme me monedhën euro. Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i hedhur për konsultim publik, përfshin për herë të parë një kapitull të posaçëm që përcakton funksionimin e bankës qendrore pas hyrjes së vendit në Eurozonë.

Sipas draftit, në momentin e prezantimit të euros si monedhë zyrtare e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit. Banka e Shqipërisë do të ketë përgjegjësinë për emetimin dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, si dhe për përcaktimin e dizajnit të monedhave metalike shqiptare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, këto ndryshime ligjore nuk nënkuptojnë se Shqipëria do të kalojë së shpejti në përdorimin e euros. Adoptimi i monedhës së përbashkët evropiane do të jetë i mundur vetëm pasi vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të përmbushë kriteret ekonomike të kërkuara për hyrjen në Eurozonë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit