“Lamtumirë vaksinë” Britania nis përdorimin e ilaçit kundër Covid-19

“Lamtumirë vaksinë” Britania nis përdorimin e ilaçit…

Britania ka ndezur dritën jeshile për ilaçin kundër Covid-19 që mund të jetë zgjidhja për të gjithë ata që nuk duan të vaksinohen.

Sëmundja e Covid mund të trajtohet jo me injeksione, por me hapa duke i pirë ato.

Ilaçi i kompanisë Merkl u licencua për të rriturit 18 vjeç e lart, të cilët kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 dhe kanë të paktën një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të rënda, të tilla si obeziteti ose sëmundjet e zemrës. Pacientët me COVID-19 të butë deri në mesatar do të merrnin katër pilula të ilaçit, të njohur molnupiravir, dy herë në ditë për pesë ditë.

Pilula antivirale që redukton simptomat dhe përshpejton shërimin mund të jetë novatore, duke lehtësuar ngarkesën e rasteve në spitale dhe duke ndihmuar në frenimin e shpërthimeve në vendet më të varfra me sisteme të brishta shëndetësore. Ai gjithashtu do të forconte qasjen e dyanshme ndaj pandemisë: trajtimi, me anë të mjekimit, dhe parandalimi, kryesisht nëpërmjet vaksinimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit