Laprakë, i riu shpëndante lëndë narkotike, arrestohet

Laprakë, i riu shpëndante lëndë narkotike, arrestohet

Një i ri është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se shiste hashash me doza në zonën e Laprakës.

“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në Laprakë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u vu në pranga shtetasi: O. N., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale”, njoftoi policia.

Ndaj tij, është ngritur akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Burimi: Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit