Largime masive nga fshatrat në Dibër

Largime masive nga fshatrat në Dibër

Banorët e fshatrave të Dibrës thonë se mungesa e investimeve ka bërë që zonat e tyre të boshatisen me shpejtësi. Në Çerenec të Sipërm në Bulqizë, nuk ka rrugë e kësisoj banorët shprehen se askush nuk do të jetojë më aty.

Fshati Çereneci i Sipërm në Bulqizë ka njohur largime masive.

Qindra banorë kanë ikur, duke lënë gjithçka pas.

Ata që kanë mbetur aty, gishtin e drejtojnë nga shteti, pasi thonë se nuk ka kryer asnjë investim.

Këtu në këtë fshat kanë qënë 250 familje, të rinjtë kanë ikur se nuk kanë shpresë. Kam ngel unë si budall se s’kam ku të shkoj,” tha një banor.

Invetimet në infrastrukturë, arsim e shëndetësi, thonë se janë të domosdoshme për të bërë një jetë nomrale.

“Po të vendosë dorë shteti nga rrugët që janë bërë skandaloze edhe të rinjtë tonë vijnë këtu. Kur vijnë nga kurbeti i lënë makinat në Bulqizë,” tha ai.

Të rinjtë e këtij fshati kanë marrë rrugët e emigrimit pasi nuk kanë parë asnjë shpresë për ta ndërtuar jetën në vendlindjen e tyre.

“Dikur nuk kishte toka pa punuar, sot nuk ka, janë djerrë siç i sheh. Kush do ti punojë, unë? Unë të kisha patur 3 djemtë këtu do ishte bërë luftë. Se ska ça të hash, të hanë bar?!” tha ai.

Dhjetra fshatra të Dibrës po përjetojnë shpopullim me shpejtësi, ndërsa banorët atje thonë se një ndër arsyet kryesore është mungesa e investimeve dhe mungesa e perspektivës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit