Largimi i forcës punëtore, Shqipëria ngelet edhe pa shoferë

Largimi i forcës punëtore, Shqipëria ngelet edhe…

Largimi i fuqisë punëtore vijon të krijojë probleme në sektore të ndryshme. Pas largimeve të bluzave të bardha, së fundmi, nga largimet masive është prekur edhe shërbimi i transportit publik. Në të gjithë vendin, ky sektor kërkon 500 shoferë autobusësh. Largimi i fuqisë punëtore ka bërë që të rritet nevoja për shoferë, ku në total sipas kodit të punës me orare dhe pushime, duhen mbi 1000 drejtues të kategorive të ndryshme për 250 kompani trnasporti qytetase e ndërqytetase.

Por të ndodhur në këto kushte, përgjegjësit e transportit publik kanë zgjatur orarin e punës, si dhe kanë rritur moshën mesatare të pranimit të shoferëve, duke e çuar atë në 50-vjeç. Por ka edhe raste, kur në linjat ndërqytetase për të plotësuar vakancat, shoferët janë pensionistë.

Situata që është krijuar në Shqipëri, me çmime shumë të larta, dhe mungesa e shumë shërbimeve bazë, mes tyre edhe shëndetësia, vijon të sjellë largimin e forcës punëtore nga vendi. Jo vetëm grupmoshat e reja, 20-35 vjeç, por edhe ata që janë deri në 50-55 vjeç janë marrë rrugën e emigrimit. Rënia e euros, ka pasur ndikimin e vetë në ekonomi dhe pasojat janë të dukshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit