Largimi i të rinjëve fut në depresion moshat e treta, ndihen të harruar

Largimi i të rinjëve fut në depresion…

Vitet e fundit është vënë re një rritje e personave që vuajnë nga probleme me shëndetin mendor, dhe mes tyre një përqindje të konsiderueshme e përfaqësojnë moshat e treta.

E gjitha lidhet me braktisjen e tyre nga fëmijët! Në shumë raste të moshuarit e moshave 70-80 ose më shumë vjeçarë, kanë si ankesë braktisjen nga fëmijët. Kjo sipas psikologëve u krijon atyre idenë se janë të braktisur dhe të lënë në harresë, duke i futur në një gjendje të rëndë depresioni e cila përfshirë problemet shëndetësore të moshës, u vështirëson shumë jetesën.

Një numër i madh i të rinjve janë larguar në emigrim, dhe pavarësisht se vijnë dy herë në vit për të takuar të prindërit ose mundohen t’i plotësojnë atyre kushtet financiare nëpërmjet dërgimit të të hollave, të moshuarit mbeten ‘bosh’ nga ana emocionale. Situata është akoma më e rëndë kur një i moshuar përjeton humbjen e partnerit, dhe gjithashtu duhet të përballojë dhe mungesën e fëmijëve.

Gjendur në këto kushte psikologët thonë se të moshuarve u shfaqen shenjat e para të ankthit, problemet e frymëmarrjes, dhimbja e trupit ose aritmia, që jo domosdoshmërisht shkaktohen nga mosha. Ata këshillojnë konsulta me mjekët psikiatër nëse gjendet përballë këtyre shenjave.

E pra, largimi i të rinjve dhe braktisja e familjarëve të tyre nuk lidhet vetëm me uljen e aktivitetit të bizneseve dhe përkeqësimin e gjendjes ekonomike të vendit, por një rol të madh luan dhe pjesa psikologjike e pesonave që lenë pas!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit