Largohet nga detyra një tjetër mjek në Tiranë: Pas 27 vitesh më pushojnë për bindje politike

Largohet nga detyra një tjetër mjek në…

Mjeku Sinan Manajni është pushuar nga puna. Këtë lajm e ka bërë të ditur veta ai nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai shkruan se pas 27 vitesh e kanë pushuar nga puna për shkak të bindjeve të tij politike.

Të dashur miq, dhe të afërm kolegë dhe të nderuar pacientë, pas 27 vitesh pune, më pushojnë nga puna për bindje politike” – shkruan mjeku.

Ai shërbente prej 27 vitesh në qendrën shëndetësore numër 10 në Tiranë.

Ky nuk është i vetmi rast nga bluzat e bardha që i kanë pushuar nga puna. Mjeku Ilir Allkja ka qënë një ndër ato mjekë që bëri bujë me largimin nga puna. Shkarkimi i tij erdhi në atë periudhë me arsyen se ka shkelur Kodin Etik dhe atë të Punës duke komentuar lidhur me detyrën e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit