Largohet nga Man United, Ronaldo ka një mesazh prekës për tifozët

Largohet nga Man United, Ronaldo ka një…

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas largimit nga Manchester United. Sulmuesi portugez ka ndërprerë sot kontratën me marrëveshje të ndërsjellë të palëve.

Në një mesazh për tifozët ai tha se e do Manchester United dhe tifozët dhe sipas tij, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Ronaldo ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 16 ndeshje për United këtë sezon.

“Pas negociatave me Man United, ne ramë dakord që ta ndërpresim kontratën para kohe.

Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Në të njëjtën kohë, ndjej se ka ardhur koha që unë të kërkoj një sfidë të re.I uroj skuadrës suksese në pjesën e dytë të sezonit dhe në të ardhmen”, citon Ronaldo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit