“Largqoftë bie çështja në dorë të ndonjë gjykatësi të papërgjegjshëm!”/ Majlinda Bregu publikon foton dhe ngre alarmin

“Largqoftë bie çështja në dorë të ndonjë…

Politikania Majlinda Bregu, ka reaguar e indijuar lidhur me rastin e përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru nga roja e shkollës.

Teksa ka publikuar dhe një nga fotot e shumta me mbishkrimet në formë proteste “Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi!”, Bregu ngre alarmin lidhur me dënimin që mund të marrë 65 vjeçari që dhunoi seksualisht të miturën.

Bregu thotë se ligji i jep atij mundësinë të kërkojë gjykim të shkurtuar, dhe duke marrë parasysh që çështja mund të bie në dorën e ndonjë gjyqtari të papërgjegjshëm.

“Unë nuk gjej argument bindës se pse një dhunues fëmijësh MUND të kërkojë, sipas Kodit Penal, GJYKIM TE SHKURTUAR. Nëse ky miratohet me vendim gjykate, dhunuesi përfiton 1/3 ulje dënimi!!!! (Neni 403 I Kodit të Procedurës Penale NUK lejon vetëm të dënuarit më burgim të përjetshëm të kërkojnë gjykim të shkurtuar, ndërsa rasti në fjalë këtu,dënohet sipas nenit 101 të Kodit Penal nga 5-20 vjet heqje lirie.) Largqoftë bie çështja në dorë të ndonjë gjykatësi të papërgjegjshëm! Por në shoqëri si e jona me këtë incidencë të dhunës ndaj të miturve e grave, a i duhet lënë e drejta e gjykimit të shkurtuar dhunuesve të fëmijëve?! Keqardhja nuk mjafton! Ajo nuk peshon asnje gram aq sa të ndryshojë situatën!”

/cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit