Laura Pausini do të interpretojë në ‘Oscars’

Laura Pausini do të interpretojë në ‘Oscars’

Këngëtarja e njohur italiane, Laura Pausini, do të interpretojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, e cila do të mbahet të dielën më 25 prill.

Ylli nga Romagna është nominuar për çmimin” Kënga më e mirë Origjinale” me “Io Sì”, kolona zanore e filmit ”La vida por delante” nga Edoardo Ponti.

Performanca do të regjistrohet në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet gjatë “Oscars” në shfaqjen hyrëse të mbrëmjes.

Me këtë këngë, artistja ka fituar tashmë çmimin për Këngën më të Mirë Origjinale në Golden Globes 2021, transmeton KP.

Bashkë me Pausinin janë edhe katër të nominuar të tjerë për këtë çmim: Celeste dhe Daniel Pemberton me “Hear My Voice” nga “The Trial of the Chicago 7”, H.E.R. me këngën “Fight For You” nga filmi “Judas and the Black Messiah” dhe Leslie Odom Jr këndojnë “Speak Noë” nga kolona zanore e filmit “One Night In Miami”.

Këngët do të jenë të regjistruara të plota dhe nuk do të priten për kohën, një risi kjo në ceremoninë tradicionale të çmimeve Oscar.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit