Lazio fiton dhe ngushton diferencën me Juventus

Lazio fiton dhe ngushton diferencën me Juventus

Skuadra e Lazio i ka fituar tri pikë shumë të vështira në udhëtim te Torino – skuadër që po udhëhiqte nga minuta e pestë me penalltinë e shënuar nga Belotti.

Në start të pjesës së dytë, Immobile në formë shënoi golin e barazimit pasi u asistua nga Alberto.

Immobile ishte protagonist edhe në golin e fitores në minutën e 72-të kur asistoi bashkëlojtarin Parolo.

 

Lazio fitoi 2:1 në stadiumin Olimpik në Torino për tu ofruar në vetëm një pikë me Juventus që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lazio pas 29 xhirosh ka tubuar 68 pikë. Torino është në vendin e 14-të.

Immobile vazhdon të jetë futbollisti më i mirë në Serie A, pasi deri tani është golashënuesi më efektiv me 29 gola e tetë asistime./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit