Lazio ka harruar të fitojë, në rrezik edhe vendi i dytë

Lazio ka harruar të fitojë, në rrezik…

Lazio duket se i ka shuar përfundimisht shpresat për titullin pasi merr humbjen e tretë brenda 7 ditësh.

Pas Milanit dhe Leçes, Lazio rikthehet në shtëpi për të humbur sërish, kësaj radhe me Sassuolon.

Sassuolo e ka përmbysyr Lazion që nuk përfitoi rastin nga avantazhi i minutave të para.

Luis Aberto ka shënuar i pari në këtë ndeshje në minutën e 33-të duke i çuar të kaltrit në avantazh.

Në pjesën e dytë Sassuolo barazon me Raspadorin. Ndeshja u duk sikur do të mbyllej me një barazim, por Caputo bëri një suprizë të pakëndshme për Lazion duke shënuar golin e 2-të për Sassuolon.

 Lazio tani ndodhet 7 pikë larg Juventusit që ka një ndeshje më pak.

Atalanta tani është vetëm 2 pikë lart nga Lazio, ndërsa Interi është vetëm 3. Kujtojmë se këto dy ekipe tashmë kanë një ndeshje më pak, dhe Lazio matematikisht mund të përfundojë edhe në vendin e katërt, pavarësisht se sërish e fiton të drejtën për të luajtur në Champions League.

/Gazetatadheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit