Lë Skocinë për Zvicrën, lëvizja më e fundit e futbollistit shqiptar

Lë Skocinë për Zvicrën, lëvizja më e…

Për futbollistin shqiptar duket se nuk ka rëndësi origjina por aty ku je formuar si person.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Florian Kamberi ka realizuar endrrën e tij.

Ai ka ndryshuar sërish destinacion këtë merkato vere.

Futbollisti ka lënë Skocinë dhe ka firmosur për 3 vite me klubin zviceran të Sent Galenit.

Vetë klubi helvet konfirmoi lajmin në faqen zyrtare.

Kalimi i Kamberit te Sent Galeni ishte paralajmëruar prej kohësh në mediat skoceze.

Lojtari kishte refuzuar kontratën 2-vjeçare me Glasgou Rangersin, ndërsa klubi i tij Hibernian nuk pranoi ta rikthente për sezonin e ri.

Për Kamberin kishte oferta nga Gjermania dhe Anglia, por sulmuesi vendosi të kthehej në Zvicër, aty ku edhe është formuar si futbollist.

Kujtojmë që Kamberi është prurja e re e trajnerit Edi Reja në kombëtaren shqiptare, por ai ende nuk e ka bërë debutimin e tij me kuqezinjtë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit