“Le të vijnë afganët, bujrum”/ Dy gra i prishin protestën Altin Goxhajt, u hiqet mikrofoni (Video)

“Le të vijnë afganët, bujrum”/ Dy gra…

Pasditen e djeshme, Altin Goxhaj ka mbledhur disa persona në protestë, duke mbajtur një fjalim kundër ardhjes së afganëve në Shqipëri, në një operacion që ai e quan “racizëm i qeverisë ndaj shqiptarëve”.

Por, në grumbullimin modest me fare pak qytetarë, ka patur edhe momente tensioni. Kjo ka ndodhur kur dy gra, kanë marrë fjalën duke thënë se afganët janë të mirëpritur në Shqipëri. Menjëherë atyre u është kërkuar të largohen dhe u është hequr mikrofoni, siç dëshmohet në videon e FaxNews.

Po kështu, ka patur edhe persona të tjerë që kanë shprehur kundërshtinë me këtë grumbullim, duke thënë se ai është një manifestim “ksenofobie” dhe se mediat duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që transmetojnë.

Në Shqipëri kanë mbërritur 121 refugjatët e parë afganë, kryesisht aleatë të SHBA-ve, të cilëve u rrezikohet jeta në Afganistan, nën sundimin e talebanëve. Ata po strehohen në struktura hoteliere në Durrës. Mes tyre janë shumë fëmijë, gra dhe të moshuar.

VIDEO

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit