Ledjana harron Mevlanin, gjen dashurinë e jetës jashtë ‘Përputhen’

Ledjana harron Mevlanin, gjen dashurinë e jetës…

Ledjana dhe Mevlani ishin dy nga ish-konkurrentët e “Përputhen” më të përfolur brenda dhe jashtë programit.

Të dy ata u deklaruan si çift, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Pas daljes nga programi Ledjana është komentuar shumë dhe së fundmi ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram.

Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të interesuar për ndjenjat e Ledjanës, nëse ka arritur ta gjejë apo jo dashurinë.

“A je beqare?”, e ka pyetur dikush.

“Ç’rëndësi ka nëse të tjerëve u thua je beqare apo e lidhur. Me rëndësi është ta duash dikë dhe të bëhet motivi parë për çdo gjë”, është përgjigjur Ledjana.

Ndërsa kur dikush e ka pyetur se si ndjehet shpirtërisht, ajo ka treguar hapur se është e dashuruar.

“Ndjehem e dashuruar. Ndjenja të përziera”, është shprehur ajo.

Më pas ajo ka zbuluar se e ka dikë në jetën e saj i cili i thërret “bebe”, por do ta zbulojë më vonë identitetin e tij.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit