Lefter Alla u dha tendera, Denis Xholi dhe Aqif Konesha pjesë e përgjimeve për blerje votash në Dibër

Lefter Alla u dha tendera, Denis Xholi…

Denis Xholi dhe Aqif Konesha janë dy nga të arrestuarit e grupit të hetuar për shkelje në tenderat publik dhe abuzimin me fondet e buxhetit të shtetit. Lefter Alla, kryebashkiaku i Bulqizës mësohet se i ka dhënë një tender 2.8 milionë euro, shtetasit Aqif Konesha.

Ky i fundit raportohet se ka qenë pjesë e përgjimeve për dosjen e shit-blerjes së votave në Dibër. Konesha është përgjuar duke folur në telefon me Denis Xholin për blerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Denis Xholi: Lekët mi ke dhënë ti për Erjonin.
Aqif Konesha: Po Po. A vonon?
Denis Xholi: Thuaj Rrushit ja kam marrë borxh atij.

Pas hetimeve Denis Xholi, së bashku me një shtetas tjetër, janë dënuar me nga 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje. Ata u pikasën nga banorët e një zone, me lista emrash, të cilët dyshohet se ishin votuesit e “blerë”.

Asokohe policia sekuestroi një shumë lekësh, modelar për të orientuar zgjedhësit për mënyrën e votimit si dhe fletëpalosje të kandidatëve socialistë. Si duket Lefter Alla i ka mbajtur pranë “ushtarët elektoral” duke i shpërblyer me para publike për shërbimin e bërë në fitimin e mandatit të tretë nga Partia Socialiste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit