“Legalizimi i Hashashit” Zhaku e thotë troç: Do i hyja biznesit të kanabisit, për lek dhe për qejf

“Legalizimi i Hashashit” Zhaku e thotë troç:…

Blogerja Zhaklin Lakatari ishte e ftuar në Ftesë në 5, ku foli mbi legalizimin e kanabisit. Tema u diskutua nisur nga peticioni i firmosur nga 500 mijë italianë kërkojnë  referendum mbi dekriminalizimin e hashashit.

Lekatari tregoi se gjatë kohës që kishte jetuar në Toskanë në Itali, kishte parë njerëz që kultivonin bimë në shtëpi.

E pyetur nga Bieta nëse do të mbillte dhe ajo vetë bimë nëse kanabisi do të legalizohej në vendin tonë, Zhaku tha:

“Unë s’ kam mbjellë, por do doja. Nëse në Shqipëri do të legalizohej do të doja të kisha aq para sa të isha një Ornella Mutti e Shqipërisë… në kuptimin që do t’i hyja biznesit të kanabisit me të vërtetë për kanabisin mjekësor. Nëse do të ishte edhe për arsye argëtuese, pse jo”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit