Legjenda e futbollit në spital, menaxheri i Pele zbulon problemin e tij shëndetësor

Legjenda e futbollit në spital, menaxheri i…

avën e kaluar, Pele mohoi raportet se i kishte rënë të fikët dhe tha se ishte “në gjendje jo të mirë shëndetësore”. Menaxheri i tij ka zbuluar, se Pele ka qenë në spital për gjashtë ditë, por Joe Fraga ka thënë, se gjendja nuk ishte serioze dhe nuk është shkak për shqetësim.

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka qenë në spital për gjashtë ditë me një problem shëndetësor të panjohur, por 80-vjeçari nuk është i sëmurë rëndë. Faqja e lajmeve “Globo” në Brazil, tha se Pele po kryen ekzaminime rutinë në spitalin “Albert Einstein” të Sao Paulos.

Pele postoi foto në mediat sociale javën e kaluar, ndërsa mohoi pretendimet se i kishte rënë të fikët. Në një mesazh në Instagram, të shoqëruar me një fotografi të buzëqeshur, të tri herë fituesit të Kupës së Botës, Pele, shkroi: “Djema, nuk më ra të fikët dhe jam shumë mirë me shëndet. Unë shkova për analizat e mia rutinore, të cilat nuk kisha qenë në gjendje t’i bëja më parë për shkak të pandemisë. Lërini ata të dinë, që unë nuk luaj të dielën tjetër!”

Vitin e kaluar djali i tij tha, se babai i tij ishte i dëshpëruar për shëndetin e tij të dobët dhe ngurron të largohet nga shtëpia, sepse nuk mund të ecë pa ndihmë. Më vonë, Pele publikisht e mohoi atë deklaratë.

Unë jam mirë. Unë vazhdoj të pranoj kufizimet e mia fizike në mënyrën më të mirë të mundshme, por kam ndërmend ta mbaj topin në rrotullim. Kam ditë të mira dhe ditë të këqija. Kjo është normale për njerëzit e moshës sime. Nuk kam frikë, jam i vendosur, i sigurt në atë që bëj,”- tha Pele.

Në 2018, Pele u shtrua në spital për shkak të lodhjes dhe u tërhoq nga një darkë me Shoqatën e Shkrimtarëve të Futbollit në Londër. Para kësaj, ai gjithashtu kishte probleme me gurët në veshka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit