Legjenda italiane këshillon Interin: Të transferojnë këtë lojtarë nga Anglia!

Legjenda italiane këshillon Interin: Të transferojnë këtë…

Giuseppe Bergomi i ka bërë thirrje Interit që të blejë mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba-n.

Gjatë një interviste për mediat italiane, ish-futbollisti legjendar i zikaltërve beson se futbollisti francez mund të rikthehet në formën më të mirë nëse mbërrin në Itali.

“Nëse doni ta merrni, duhet ta bëni menjëherë një gjë të tillë. Nëse keni potencial ekonomik, duhet të veproni menjëherë. Është e vërtetë që Pogba nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë në sezonet e fundit, por ai do të kthehet te futbolli që di të bëjë më së miri. Nuk ka nevojë të përshtatet. Me fizikun dhe cilësitë teknike që ka, mund të bëhet sërish protagonist në Serinë A. Janë pak lojtarë me cilësitë e tij”, u shpreh ish-kampioni i botës në vitin 1982.

Kujtojmë që Pogba po kërkohet nga Juventusi dhe Real Madridi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit