"Lehtë e kemi ne meshkujt të flasim pas 5-6 birrave" Vuçiç: S’njoh nënë që do të dërgonte djalin në luftë

“Lehtë e kemi ne meshkujt të flasim…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se nuk mund të pritet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë të normalizohen brenda pak javësh.

Vuçiç gjatë një interviste është shprehur se ka patur presione që t’i jap fund çështjes së Kosovës.

Kur foli për sigurinë ai tha se do të bëjë të pamundurën që 1999-a të mos përsëritet. Ai tha se nuk njeh asnjë nënë që do të dërgonte djalin në luftë.

Viçiç shtoi se Serbia duhet të ndjekë rrugën evropiane, jo vetëm për shkak të ekonomisë, por edhe vlerave kulturore.

“A njihni ju ndonjë nënë që do të dërgonte të birin në luftë? Unë nuk njoh. Lehtë e kemi ne meshkujt në kafene që pas 5-6 birrave të flasim”, tha ai

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit