“Lehtë të përgjueshëm”/ Rusia i ndalon zyrtarëve përdorimin e iPhone

“Lehtë të përgjueshëm”/ Rusia i ndalon zyrtarëve…

Rusia ka ndaluar përdorimin e iPhone nga punonjësit që po punojnë për rizgjedhjen e Presidentit Vladimir Putin. Kjo do të thotë se ata që kanë një iPhone në shtëpi nuk do jenë më në gjendje ta përdorin atë. 

Një raport i ri i gazetës ruse Kommersant shpjegon se kreu i administratës presidenciale Sergei Kiriyenko ndaloi përdorimin e iPhone nga 1 Prill e më tej në një takim me “zyrtarët e përfshirë në politikën e brendshme”.

Kremlini mund të sigurojë pajisje të tjera me sisteme të ndryshme operative për të zëvendësuar iPhone-ët”, tha Kommersant, duke shtuar se “urdhri për të ndërprerë përdorimin e iPhone-ve u ishte drejtuar atyre që janë të përfshirë në politikën e brendshme”, për të cilën Kiriyenko është përgjegjës.

Për më tepër, telefonat inteligjentë në përgjithësi nuk do të përdoren për biznesin zyrtar të qeverisë, qoftë ky një iPhone apo një telefon Android. “Gjithçka ka marrë fund për iPhone: ose hidheni ose jepjani fëmijëve”, tha Kommersant

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit