Lehtësohen masat anti-COVID në Itali, 15 rajone kthehen nga zona të kuqe në të verdha

Lehtësohen masat anti-COVID në Itali, 15 rajone…
Featured image of article: Lehtësohen masat anti-COVID në Itali, 15 rajone kthehen nga zona të kuqe në të verdha

Ndërsa shumë vende europiane po shtojnë masat parandaluese ndaj COVID-19, 15 rajone në Itali kanë lehtësuar masat, duke kaluar nga zona e kuqe, në atë të verdhë.

Tashmë në Itali kanë mbetur vetëm 5 zona të kuqe, ndërsa 15 rajonet e tjera të vendosura si të verdha, që do të thotë se janë në nivelin më të lehtë në shkallë kufizimesh, pas urdhrit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë botuar të premten.

Sipas kategorizimit si “zonat e verdha”  qytetarët lejohen të shkojnë në restorante e bare deri në orën 6 pasdite. Muzetë mund të hapen gjatë ditëve të javës dhe nxënësit e shkollave të mesme mund të kthehen në shkollë me alternime.

Që prej fillimit të pandemisë, Italia ka shënuar2,560,957 raste të reja si dhe 88,845 raste të vdekjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit