Leja për punëtorët shqiptarë në Gjermani, ja çfarë po parashikon ministria gjermane

Leja për punëtorët shqiptarë në Gjermani, ja…

A do të kenë të drejtë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të vijnë për t’u punësuar në Gjermani?

Nga të gjitha gjasat, leja speciale për punëtorët migrantë, që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të zgjatet.

Ministria Federale e Punës, sipas një projektligji, e ashtuquajtura Rregullore për Ballkanin Perëndimor, pritet që të zgjatet deri në vitin 2023.

Kështu, qytetarët e  Shqipërisë, të Bosnje-Hercegovinës, të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, të Serbisë dhe të Kosovës kanë të drejtë të shkojnë në Gjermani pavarësisht kualifikimit formal për punësim.

Çdo vit nga ky ligj mund të përfitojnë deri në 25,000 vetë.

Që prej janarit të vitit 2016, qytetarët nga këto vende kanë pasur të drejtë të marrin vizë pune në Gjermani, edhe pa njohuri të gjermanishtes, apo pa kualifikim profesional.

Kusht është që aplikanti të paraqesë kontratën e punës dhe miratimin nga Agjenca Federale e Punësimit.

/Burimi: DW/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit