Lejet/ Tirana me numrin më të lartë për ndërtime në vend

Lejet/ Tirana me numrin më të lartë…

Sipas të dhënave të dhënave të Institutit të statistikave rezulton se gjatë periudhës janar-mars janë dhënë 184 leje me një sipërfaqe prej 333.645 m2.

Vlera e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 13,4 miliardë lekë, në 3-mujorin e parë të 2020.

Tirana është qyteti që vijon të marrë numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit dhe vetëm në tre muajt e parë janë dhënë 84 leje për një sipërfaqe prej 282,916 m2.

Pas kryeqytetit, shumë leje ka marrë edhe Elbasani me 19  të tilla, Korça 16  dhe Fieri 15.

Ndërkohë qytetet me numrin më të ulët të lejeve të ndërtimit janë Kukësi me 1 leje, Dibra me 2 dhe Shkodra  vetëm 3 leje.

Sipas INSTAT në periudhën janar-mars rezulton se u dha leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 293 mijë m2.

Sakaq, kujtojmë se në kryeqytet tashmë janë planifikuar të ndërtohen disa kulla kryesisht në qendër të Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit