
Kreu i Muzeut Kombëtar të Hungarisë është shkarkuar nga detyra dhe është në telashe serioze me autoritet e vendit të tij, pasi akuzohet se ka lejuar disa minorenë që të shohin përmbajtje LGBT.
Hungaria është një ndër shtetet e pakta në Europë ku egziston një ligj që ndalon “shfaqjen dhe promovimin e homoseksualitetit” në materiale të aksesueshme për fëmijët, si libra dhe filma. Ndërsa muzeu që drejtohej Laszlo Simon ekspozitën Ëorld Press Photo, me foto të personave LGBT në Filipine.
Zyrtarëv të qeverisë thanë se Simon ka dështuar që të ndjekë detyrimet ligjore për këtë ekspozitë, por drejtuesi i muzut pretendon të kundërtën.
Përmes një statusi në Facebook, Simon shkruante se nukm ka shkeluar asnjë ligj të vendit të tij, pasi ka respektuar një urdhër për të kufizuar hyrjen për minorenët.
“Si baba dhe gjysh i katër fëmijëve, unë hedh poshtë me vendosmëri idenë se fëmijët tanë duhet të mbrohen nga unë ose nga institucioni që unë drejtoj”, shkruan ai.
Akuzat ndaj Simon erdhën nga një deputet i ekstremit të djathtë i cili i kërkoi qeverisë që të hetojë mbi fotot e një komuniteti LGBT në Filipine, ku përmende që ligji hungarez e ndalon kategorikisht promovimin e homoseksualitetin, të drejtat e homoseksualëve ose ndryshimin gjinor.
Për rastin në fjalë kanë reaguar edhe organizatorët e evinimentit agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) se janë të tronditur për shkakrkimin e Simon nga detyra e kreut të Muzeut Kombëtar të Hungarisë.
Kujotjmë që Simon është një ish-ministër në qeverinë e krahut të djathtë të kryeministrit Viktor Orban, i cili është zotuar se po mbron vlerat e krishtera dhe po mbron fëmijët me goditjen e tij të diskutueshme ndaj përmbajtjes LGBT.
Ndërsa ajon që i ka habitur të gjithë kohët e fundit është për romanin “Heartstopper”, i cili është me përmbajtje LGBT dhe nuk lejohet shitja e tij pa kopertinën e veshur. Ndërsa zyrttarët e BE-së e kanë cilësuar si skandal këtë veprim.