Leku “letër” tek ARRSH, Evis Berberi “i fal” 1.6 miliardë firmës që ofroi 250 milionë më tepër

Leku “letër” tek ARRSH, Evis Berberi “i…

Për pak kohë Autoriteti Rrugor Shqiptar, shkurt ARRSH, nuk është ndjerë shumë “vërdallë” për shifra stratosferike tenderash. Duket se për një farë kohe ky institucion ka mbetur në qetësi në pritje të thelës së rradhës së “tortës”. Dhe duket se momenti i pritur “për të bërë një dorë me lekë” erdhi.

Ky institucion ka organizuar një tender me objekt “Ndërtimi i rrugës se Fushë Bardhës, lidhja me rrugën Kardhiq – Delvinë” dhe me fond limit 164,500,560 lekë të reja pa TVSH. Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-02747-08-12-2021. Shikohet se pjesë e kësaj procedure kanë qenë katër kompani apo bashkime kompanish, nga të cilat fitues është shpallur bashkimi i kompanive “COBIAL” shpk, & “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SAMAYI VE TICARET” LTD – & “INFRATECH” shpk – & “ARKIMADE” shpk.

Këto kompani janë shpallur fituese për vlerën 134,558,291 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Vihet re se kjo shifër është mjaft afër me fondin limit të këtij tenderi, përkatësisht sa 81.79% e tij. Por ky nuk është problemi kryesor.

Në fakt problemi më i rëndësishëm që hedh edhe dyshime të forta në lidhje me tenderin është fakti se njëri nga pjesëmarrësit ka ofruar gati 250 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak. Pra ndonëse dikush ka ofruar një shifër të tillë me një diferencë prej 250 milionë lekësh më pak se vlera e fituesit, përsëri Autoriteti Rrugor Shqiptar i drejtuar nga Evis Berberi nuk e ka marrë fare në konsideratë.

Ndoshta një diferencë e tillë do të shërbejë në fakt për të mbushur xhepat e personave që kanë të bëjnë me këtë tender. Vetëm SPAK mund ta zbulojë, por gjasat janë që me shumëmundësi do të bëjë sikur nuk ka parë apo dëgjuar asgjë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit