Lëkundje të forta tërmeti godasin Greqinë

Lëkundje të forta tërmeti godasin Greqinë

Një tërmet me magnitudë 5,5 ballë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Mugla në orën 7:31 të mëngjesit.

Vatra e goditjes ka qenë 14.85 km thellësi, më i madhi mes 131 pas-goditjeve të raportuara pranë së njëjtës zonë në 12 orët e fundit.

Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çataklı tha në një postim në rrjetet sociale se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit