Lëkundje tërmeti në vendin tonë, epiqendra në Shijak

Lëkundje tërmeti në vendin tonë, epiqendra në…

Një tërmet me magnitudë 3 të shkallës rihter, është regjistruar sot në vendin tonë dhe lëkundjet janë ndjerë në disa zona mes Tiranës e Durrësit

Lëkundjet u ndjenë në orën 10:18 të paradites së sotme dhe epiqendra ishte 13 kilometra në veri të Shijakut dhe 29 kilometra në veri-perëndim të Tiranës.

Aktiviteti sizmik ka qenë i lartë këto muajt e fundit në Shqipëri ku kujtojmë tërmetin e shtatorit me magnitutë 5.8 të shkallës richter si edhe atë të 26 nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës richter, nga i cili ndërruan jetën 51 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit