Lëkundje toke mëngjesin e sotëm në Elbasan

Lëkundje toke mëngjesin e sotëm në Elbasan

Mëngjesin e sotëm në Elbasan janë regjistruar lëkundje toke. Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) bën me dije se tërmeti ka ndodhur rreth orës 06:32.

Lëkundjet kanë qenë të një magnitude prej 3.6 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 19 kilometra në verilindje të Elbasanit dhe 4 kilometra në jugperëndim të Librazhdit.

Ndërkohë thellësia e lëkundjeve është shënuar në 15 kilometra thellësi. Momentalisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit