Lëmsh puna: nusja zgjedh fustanin e dasmës dhe i dërgon vjehrrës një fotografi për t’i marrë mendim, por fustani e çmend

Lëmsh puna: nusja zgjedh fustanin e dasmës…

Dasmat mund të jenë jashtëzakonisht stresuese dhe të komplikuara, me një listë të gjatë rregullash të pashkruara që duhen respektuar. Por ka edhe shumë momente të bukura, të cilat do të mbeten të skalitura përgjithmonë në kujtesën e çiftit: fustani i nuses për shembull.

Në këtë rast një nuse kaloi një moment të vështirë për shkak të një grindjeje të furishme me vjehrrën e cila bëri që e gjithë familja e dhëndrit mos të marrë pjesë në dasmë.

Nusja po zgjidhte fustanin e dasmës (pa praninë e vjehrrës) dhe kur e zgjodhi i dërgoi një fotografi, për ti marrë mendim.

Këtu filloi problemi, sepse mes të gjitha fustaneve në dispozicion, nusja kishte zgjedhur (pa dijeni) saktësisht të njëjtin model që vjehrra kishte blerë për festën e 50-vjetorit të saj, dy javë pas dasmës.

Vjehrra u nxeh keq pasi tha se njerëzit do thonin që po kopjonte nusen dhe e urdhëroi këtë të fundit të ndërronte fustanin. Nusja nuk pranoi dhe vjehrra u çmend nga inati. Vendosi që ajo dhe gjithë familja e dhëndrit mos të shkonte në dasmë.

Lëmsh puna, kunatat, vjehrri dhe gjithë familja e burrit i mbajtën qëndrim, e bllokuan nëpër rrjetet sociale dhe mbajnë anën e vjehrrës. Kush ka të drejtë në këtë rast?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit