
Zbardhen detaje për kapjen e 320 kg kanabis në Korfuz. Mësohet se lënda narkotike është nisur nga bregdeti i Sarandës. Gjithashtu bëhet me dije se nga duart e policisë greke kanë shpëtuar dy skafistët shqiptarë të cilët janë larguar me skaf nga Korfuzi dhe pa lënë asnjë gjurmë.
Një ditë më parë, u vu në pranga një 62-vjeçar që ishte dora që priste lëndën narkotike në Greqi. Ai u vu në pranga në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar policor në Korfuz, nga oficerë policie të Departamentit të Antidrogës të Nën-Drejtorisë së Sigurisë së Korfuzit.
Sasia e drogës u transportua dhe iu dorëzua shqiptarit pak para arrestimit të tij, duke përdorur dy motorë uji që ishin afruar në plazhin ku u zhvillua operacioni. Në momentin që 62-vjeçari tërhoqi ngarkesën, u arrestua./Dosja.al