Leo DiCaprio duket se ka thyer rregullin e tij të famshëm, romancë përtej afatit me modelen Vittoria Ceretti

Leo DiCaprio duket se ka thyer rregullin…

Për herë të parë në dekada, Leonardo DiCaprio duket se ka ndryshuar preferencat e tij të zakonshme në lidhje, teksa vazhdon romancën me modelen 27-vjeçare Vittoria Ceretti

Për më shumë se dy dekada, jeta sentimentale e Leonardo DiCaprios u përfol për një “rregull të pashkruar”: ai nuk dilte me gra mbi moshën 25 vjeç. Por tani, në moshën 50-vjeçare, aktori i njohur hollivudian duket se ka përjashtuar më në fund këtë model, pasi është në një lidhje të qëndrueshme me modelen italiane Vittoria Ceretti.

Vittoria, një ikonë e pasarelave për shtëpi të mëdha si Chanel, Prada dhe Valentino, ka qenë më parë e martuar dhe u pa për herë të parë në shoqërinë e Leo-s në vitin 2023, kur ishte ende 25 vjeç. Që nga ajo kohë, dyshja e ka mbajtur raportin e tyre larg syrit të publikut, edhe pse Ceretti shoqëroi DiCaprion si e ftuar në Met Gala 2025 – megjithëse nuk dolën bashkë në tapetin e kuq.

Ndryshe nga lidhjet e mëparshme të aktorit me modele të reja në moshë, romanca me Vittorian ka marrë një tjetër drejtim. Në muajin nëntor 2023, burime pranë çiftit thanë për Us Weekly se Leo është “i dashuruar kokë e këmbë” dhe për herë të parë po sillet ekskluzivisht. Sipas të njëjtave burime, Ceretti është e vetmja që i sillet ndër mend.

Historia e tij me femrat ka qenë gjithmonë temë e diskutuar mediatik, duke filluar nga lidhjet me yje si Gisele Bündchen, Bar Refaeli e deri te flirtet e shkurtra me supermodele si Naomi Campbell dhe Erin Heatherton. Shumë prej këtyre lidhjeve mbylleshin kur partneret arrinin moshën 25-vjeçare – një fakt që nuk kaloi pa vëmendje në rrjet.

Ndër partneret më afatgjata të Leo-s mund të përmendim Camila Morrone, me të cilën qëndroi për pesë vite. Por edhe ajo, si të tjerat, e mbylli lidhjen me aktorin kur kaloi pragun e famshëm të moshës. Komentet në media për këtë “rregull të pashkruar” shpesh shndërroheshin në meme dhe analiza ironike online.

Megjithatë, lidhja e tij aktuale me Cerettin ka sjellë një narrativë të re. Në një intervistë për Vogue France, modelja shprehet se të jesh në një lidhje me një person kaq të famshëm është një proces mësimi. “Nëse ajo që përjeton është e vërtetë, nëse e ndjeni dashurinë për njëri-tjetrin, atëherë nuk ka arsye për alarm,” u shpreh ajo. “Dashuria të mbron dhe të jep siguri.”

Nëse kjo lidhje do t’i rezistojë kohës, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: DiCaprio, me sa duket, po rishkruan rregullat e veta. Dhe këtë herë, ndoshta për mirë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit