Leo Messi: Ky botëror është mundësia ime e fundit për ta realizuar ëndrrën

Leo Messi: Ky botëror është mundësia ime…

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Arabisë Saudite. Ai është shprehur se synon ta fitojë Kupën e Botës, pasi edhe është Botërori i tij i fundit.

Ylli argjentinas është shprehur se ndihet mirë fizikisht pavarësisht që është stërvitur vetëm para disa ditëve.

Ai konfirmoi se ky do të jetë Kampionati Botëror i fundit për të, ndaj është shansi i fundit për ta realizuar ëndrrën.

Ndihem shumë mirë fizikisht, e vërteta është se arrij në një moment të mrekullueshëm si personalisht ashtu edhe fizikisht. Nuk kam asnjë problem. Një ditë tjetër u stërvita ndryshe për shkak të një goditjeje, por asgjë e pazakontë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit