Leo Messi mund të largohet nga Barcelona në përfundim të sezonit.

Leo Messi mund të largohet nga Barcelona…

Leo Messi mund të largohet nga Barcelona në përfundim të sezonit.

 Ky është lajmi i bujshëm që ka publikuar media spanjolle “Cadena Ser”.

Sipas medias, ylli argjentinas ka vendosur të bllokojë dialogun me katalanasit sa i përket rinovimit të kontratës që skadon vitin e ardhshëm.

Kapiteni 33-vjeçar është tejet irrituar me situatën dhe tensionet në klubin blaugrana pas rezultateve tw fundit.

Zërat e fundit që e përfshijnë Messin në manovrat për t’i dalë kundër trajnerit Kike Setien e kanë shqetësuar edhe më shumë “pleshtin”.

Ai është shfaqur tepër nervoz në fragmente të ndryshme të ndeshjeve të fundit.

Zgjedhja për të pezulluar rinovimin është një sinjal i qartë për presidentin Bartomeu.

Dialogu përpara tensioneve te Barça fliste për një zgjatje të kontratës së Leo Messit deri në vitin 2023, periudhë në të cilën 6 herë fituesi i Topit të Artë është shprehur se do të jetë koha e duhur për t’i dhënë fund karrierës duke u kthyer tek skuadra e tij parë në Argjentinë, Newell’s Old Boys.

Situata pritet të zbardhet edhe më shumë me përfundimin e kampionatit.

Por, shumë klube kanë nisur të ëndërrojnë nisjen e tratativave.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit