Leonardo DiCaprio nuk ‘harron’ Vjosën: Nëse do të bëhej Park Kombëtar do të mbronte nga kërkimet e naftës

Leonardo DiCaprio nuk ‘harron’ Vjosën: Nëse do…

Leonardo DiCaprio ka reaguar sërish për lumin Vjosa. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram aktori Leonardo DiCaprio ka mbrojtur sërish lumin “Vjosa”, teksa ka kërkuar që Vjosa të jetë Park Kombëtar në mënyrë që zona të mbrohet nga digat.

Leonardo DiCaprio:

Aktivistët kanë punuar për mbrojtjen e Vjosës për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetjen globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera. Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit