Leonora Jakupi shpenzon shumën marramendëse për një dalje televizive

Leonora Jakupi shpenzon shumën marramendëse për një…

Leonora Jakupi ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” në të cilin rrëfeu detaje të shumta rreth jetës së saj private e jo vetëm.

Përmes këngëve të saj, këngëtarja zbuloi se ka gjetur njeriun e duhur dhe se shpreson që në 2021 të bëhet nënë. Nga ana tjetër ajo tregoi se nuk flet me Nora Istrefin.

Të gjithëve iu tërhoqi vëmendjen edhe veshja e Leonorës dhe aksesorët e saj. Ajo kishte zgjedhur të vishte një fustan në ngjyre kafe me material lëkure, shoqëruar me një palë vathë dhe një orë.

Së fundmi faqja, “What they wearin” ka zbuluar se pikërisht për këtë dalje televizive, këngëtarja ka shpenzuar një shifër marramendëse. Ajo ka harxhuar 25.400 euro për orën e saj, ndërsa vathët që janë të markës “Louis Vuitton” i kanë kushtuar 490 euro. Këngëtarja ka shpenzuar në total 25.890 euro.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit