'Lëre se bën vetë...'/ Dëshmia e qytetarit: Si u sollën rojet e plazhit me kosovarin që u mbyt në Durrës...

‘Lëre se bën vetë…’/ Dëshmia e qytetarit:…

Mesditën e sotme një shtetas kosovar rreth të 60-tave u mbyt në plazhin e Durrësit teksa po lahej në det.

Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, bëhej fjalë për shtetasin me inciale, R.B., 60 vjeç, i cili ndërroi jetë rreth orës 13:00 në plazhin e njohur si “Hekurudha”.

Por në lidhje me këtë ngjarje në media kanë ardhur edhe dëshmi të qytetarëve të pranishëm në plazh, në momentin e mbytjes.

Një qytetar i pranishëm ka dërguar një fotografi sot në portalin “JOQ-Albania”, në të cilën duket viktima shtrirë në breg ndërsa i kanë mbuluar fytyrën.

Sipas qytetarit, rojet bregdetare nuk vepruan në kohë, madje e nxorën me fytyrën nga ujë.

Kjo gjë, sipas dëshmimtarit, i hoqi pushuesit çdo mundësi për të marrë frymë.

Sipas qytetarit, njëri nga rojet i kishte thënë kolegut: “Lere se bën vetë…” ndërsa nuk u hodhën në det por diksutonin mes tyre a të futeshin.

Ja mesazhi i qytetarit dërguar për portalin “JOQ Albania”:

“Pershendetje JOQ, esht mbytur sot nje burr rreth te 60 ne plazhin r durrsit. Reagimi nga “rojet e plazhit” erdhi me shume vonese.

E kane nxjerr nga uji me fytyren ne uje, duke e ber te pamundur shpetimin e tij.

Plus q dhe pasi u lajmeruan rojet , u menduan njhrr te futen ta shpetojn apo jo.

Njeri prej tyre madje u shpreh “ Lere se ben vete” duke i prer total shpresat per ti shpetuar jeten.

Ketu ne kete vend te poshter le q ne shumicen e bregdetit nuk ka roje, dhe kur ka jane te vlefshem me 0″.

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

Lexo edhe…:

E Fundit/ Deti i merr jetën turistit kosovar që po pushonte në Durrës

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit