Lëri tenderat Laert! Posta që ti drejton po rrezikon të vrasë qytetarët...

Lëri tenderat Laert! Posta që ti drejton…

Institucionet e vendit po tregojnë me seriozitet se janë kthyer në vatra të mundshme të përhapjes së koronavirusit, që sipas të dhënave zyrtare, deri më tani ka shkaktuar 123 viktima.

Rasti i fundit është ai i Postës Shqiptare. Institucioni i drejtuar nga Laert Duraj po krijon një gjendje skandaloze me mungesën e shërbimeve.

Fotografikë e publikuara në rrrrjetet sociale nga ish-kryeministri Sali Berisha tregojnë qytetarë të grumbulluar në sheshin para selisë së Postës së Kavajës.

Nga pamjet, duket qartë mos respektimi i distancimit social dhe shumë prej qytetareve që presin të marrin shërbim janë të pa pajisur me maskë.

Dhe kjo vjen në një moment kur autoritetet shëndetësore shprehen se situata me COVID-19 në vend po vjen drejt përkeqësimit. Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi këtë të Enjte nga foltorja e Kuvendit se spitalet COVID 1 e 2 janë drejt ezaurimit të kapacitetit të pranimit të pacientëve dhe priten të hapen spitalet COVID 3 e 4. Po ashtu, qeveria nuk lejoi hapjen e klubeve të natës dhe ndalon muzikën pas orës 20:00.

Vjen në një kohë kur për protesta ku qytetarë të pajisur me maskë shoqërohen me forcë nga policia, mbahen me orë të tëra në komisariate dhe procedohen penalisht.

Po në këto institucione kush mban përgjegjësi për situata të tilla, tejet të rrezikshme për përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.

Dhe është pikërisht mungesa e dhënies së shpejtë të shërbimeve nga ana e Postës që ka sjellë në këtë situatë.

Kreu i këtij institucioni, Laert Duraj me sa duket nuk e ka për qëllim të bëjë një punë të mirë duke u shërbyer qytetareve. Kujtojmë se emri i tij është lakuar shpesh në media si një njeri që shpenzon shuma marramendëse në tendera të dyshimtë.

Mesa duket qëllimi i Laerit, tepelenasit me lidhje të forta në Rilindjen e Ramës nuk është ofrimi i shërbimve ndaj qytetareve, por zhvatja e parave të tyre.   

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit