Les Chandelles/ Sekretet e klubit të famshëm të lidhjeve në Paris, ku femrat janë në komandë të aktivitetit se*sual (Foto)

Les Chandelles/ Sekretet e klubit të famshëm…

E fshehur në një rrugë të ngushtë të një prej zonave të pasura të Parisit, qëndron hyrja e klubit të seksit Les Chandellesm që duket njëlloj me çdo dyqan tjetër me qepen.

Por nëse kalon pragun modest, hyn në një botë dritash të ulëta dhe mode ekstravagante, me muzikë pulsuese dhe seks të pafrenuar.

Ky është klubi i seksit ku njerëz të famshëm, politikanë dhe muzikantë rroku çlirojnë veten e tyre me kënaqësitë e mishit, vend i njohur për ruajtjen e ‘vellos së rëndë’ të sekretit.

Tashmë Dama e vjetër e Les Chandelles, Valérie Hervo, 53 vjeçe, i ka sikletosur ish-vizitorët e saj me një libër ku tregon gjithçka për klubin e mekatit.

E njohur për klientët e rregullt si “Madame Valérie”, pronarja e përshkruan klubin e saj si “universi i kënaqësisë”.

“Seksi në fakt këtu ishte si qershia mbi tortë. Këtu mund të bëhesh i dehur vetëm nga atmosfera,” shkruan ajo në librin Les Dessous des Chandelles (Të brendshmet e Les Chandelles).

Për të pasur akses në atë që njihet si “tempulli porno-shik”, Les Chandelles ka një kod shumë rigoroz veshjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit