Lëshonte thirrje kërcënuese. Policia dhe AMA mbyllin faqen në “Tik-Tok” dhe proçedojnë mikun e Mario Përlleshajt

Lëshonte thirrje kërcënuese. Policia dhe AMA mbyllin…

Proçedohet 16-vjeçari me banim në SHBA dhe i mbyllet llogaria e Tik Tok!!!

Njoftimi:

Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ditën e djeshme, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.

Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.

Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Oficerë të Krimit Kibernetik pranë Policisë së Tiranës kanë ndërmarrë veprime të shpejta për të mbyllur një profil në TikTok që i përkiste kushëririt të Mario Përlleshajt, 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin. Profili u identifikua vetëm një ditë pas ngjarjes, ku fëmija shfaqej duke biseduar me një tjetër të mitur, duke diskutuar mbi ofendimet dhe sharjet që ishin bërë për Mario Përlleshajn dhe familjen e tij.

Në video, fëmija shprehte një mesazh të dhunshëm, duke thënë se do të ngulnte thikën në zemër çdo personi që ofendonte dhe shante Mario Përlleshajn dhe të afërmit e tij. Ky veprim ka shkaktuar shqetësim, pasi fëmijët e përfshirë në video përdornin simbolika të dhunshme dhe përkrahnin aktet e dhunshme. Ndërkohë, disa ndjekës të videos kanë reaguar duke duartrokitur përmes simboleve të përdorura në TikTok.

Pas lokalizimit të videos nga ekspertët kibernetikë dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Policia e Tiranës ka ndërhyrë për të mbyllur profilin dhe për të parandaluar përhapjen e mesazheve të tilla, që mund të nxisin urrejtje dhe dhunë. Ky rast ka tërhequr vëmendjen për rëndësinë e monitorimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit dhe ndikimin e mundshëm të tyre në sjelljet dhe mendimet e rinisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit