Leskovik/ Ndezi zjarr brenda kasolles, bariu 49-vjeçar i dehur digjet për së gjalli

Leskovik/ Ndezi zjarr brenda kasolles, bariu 49-vjeçar…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Oseckë të Leskovikut. Shtetasi me iniciale A. V., 49 vjeç, bari, ka ndezur një qiri në kasollen ku qëndronte. Bariu sipas policisë ka qenë në gjendje të dehur, ka ndezur qiriun dhe ka rënë në gjumë. Gjatë natës flakët janë shpërndarë në dhomë duke e djegur bariun dhe duke humbur jetën.

Kolonjë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në fshatin Oseckë, njësia administrative Leskovik, dyshohet se për shkak të lënies ndezur të një mjeti për ndriçim (qiri), ka marrë flakë kasollja ku qëndronte shtetasi A. V., 49 vjeç (bari). Si pasojë, 49-vjeçari ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit