Lirohet nga burgu në Dubai kunati i Lul Berishës, Plaurent Dervishaj

Lirohet nga burgu në Dubai kunati i…

Plaurent Dervishaj, ish-anëtar i bandës së Durrësit dhe kunat i Lul Berishës, lirohet nga burgu në Dubai. Dervishaj u arrestua në dhjetor 2020 në Dubai pasi SPAK kishte lëshuar për të urdhër-arresti ndërkombëtar.

Kunati i Lul Berishës akuzohet si i përfshirë në ngjarjen e 26 shkurtit 2005, ku mbeti i vddekur Klodian Saliu.

Gazetari Elton Qyno, mëson se autoritete në Dubai pasi ka mbajtur për gati dy muaj në burg Plaurent Dervishaj, e kanë lënë atë të lirë sepse letërporosia nga Tirana ka mbërritur vonë.

Por për shkak të mbarimit të afatit 40 ditor të qëndrimit në burg, kohë kjo që nevojitej për të ardhur letërporosia nga Shqipëria dhe kur kërkesa e drejtësisë Shqiptare nuk ka shkuar në kohë, atëherë një gjykatë në Dubai, ka vendosur të lirojë Plaurent Dervishaj nga burgu.

Një burim pranë SPAK, tha për “Ora News” se letërporosia nga ana e tyre është përpiluar dhe dërguar në kohë në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, si institucionet përgjegjëse për ekzekutimin e letërporosisë me qëllim ekstradimin nga Dubai në Tiranë, të Plaurent Dervishaj.

Ende në këto moment nuk dihet se në cilën zyrë të dy institucioneve të mësipërme, ka ngecur letërporosia e SPAK, e cila më pas ka shkuar me vonesë në adresë të autoriteteve të Drejtësisë në Dubai.

Ngjarja për të cilën akuzohet Plaurent Dervishaj

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 26.02.2005, ku rreth orës 22:00, në autostradën Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj është qëlluar me armë zjarri shtetasi Klodian Saliu, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.

Nga këto goditje me armë zjarri ka mbetur i vdekur shtetasi Klodian Saliu, si dhe është plagosur shtetasi O. Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.

Pas rifillimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme grumbulloi prova të cilat krijonin dyshime të arsyeshme në lidhje me autorët e kësaj ngjarje. Më tej Prokuroria ju drejtua Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj të dyshuarve, me tyre Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berisha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit