Letra anonime që zgjoji SPAK-un, ja si nisi hetimi pasuror ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve

Letra anonime që zgjoji SPAK-un, ja si…

Një letër anonime por me informacione shumë të hollësishme dhe të detajuara për kryebashkiakiun e Tiranës Erion Veliaj, ishte ajo që vuri në lëvizje Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të nisur hetimin pasuror ndaj njeriut më të pushtetshëm në kryeqytet dhe të afërmve të tij.

Sipas mediave letra në fjalë ka mbërritur në SPAK nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar, dhe në të listohen të detajuara veprimtaritë ekonomike, transaksionet e dyshimta brenda dhe jashtë vendit, investimet në pasuri të paluajtshme të Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, vëllait Arbi Veliaj, njerëzve të tjerë të familjes dhe disa zyrtarëve të bashkisë. Ishte kjo indicja që bëri nisjen e hetimit ndaj Veliajt.

Hetimi i rastit është duke u ndjekur nga prokurori Olsi Dado! E gjitha ka nisur duke dërguar një seri kërkesash për informacion ndaj bankave të nivelit të dytë  në vend, Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Zyrës së Deklarimit të Pasurive dhe Dhomës së Noterëve Kombëtarë të Shqipërisë.

Në këto kërkesa të nisura ndaj institucioneve, SPAK kërkon informacion të detajuar për bizneset, pasuritë, huatë financiare dhe transaksionet bankare të Erion Veliajt, vëllait Arbër Veliajt, bashkëshortes Ajola Xoxa, nënës Shqiponja Veliaj, vjehrrit Arben Xoxa i cili ka ndërruar jetë dhe bashkëshortes së këtij të fundit Valbona Xoxa.

Disa prej institucioneve i janë përgjigjur kërkesës së SPAK, ndërkohë që mbledhja e dokumentave vijon. Ky hetim pritet të zbulojë nëse Erion Veliaj ka marrë pjesë në vjedhjet e bëra në vazhdimësi nga institucioni që drejton, të cilit vetëm një muaj më parë i shkuan pas hekurave drejtorët më të rëndësishëm për abuzime me tenderat.

Kujtojmë që disa javë më parë edhe Erion Veliaj u thërrit në SPAK si person në dijeni për aferën e inceneratorit dhe u pyet nga prokurorët për afro 8 orë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit