Letra e Blinken/ Falenderim Shqipërisë për afganët

Letra e Blinken/ Falenderim Shqipërisë për afganët

Përmes një letre zyrtare të dërguar Ministrisë së Jashtme, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony J. Blinken ka falënderuar Shqipërinë për angazhimin e saj për strehimin e refugjatëve afganë në vendin tonë, pas rimarrjes së pushtetit nga ana e talibanëve.

Në letrën drejtuar Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka shprehet mirënjohje ndaj Shqipërisë dhe për kontributin e dhënë nga ushtarët shqiptarët gjatë aksioneve të NATO-së në Afganistan.“Në emër të Departamentit të Shtetit, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen tonë më të thellë Republikës së Shqipërisë që ishte vendi i parë që ofroi një “parajsë të sigurt” për afganët e rrezikuar dhe për zemërgjerësinë e kurajën që kanë treguar njerëzit tuaj gjatë operacioneve të NATO-s në Afganistan”, shkruan ndër të tjera sekretari i Shtetit amerikan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit