Lëvizja e bujshme, Knut Fleckenstein emërohet këshilltar i Gramoz Ruçit

Lëvizja e bujshme, Knut Fleckenstein emërohet këshilltar…

Ish raportuesi për Shqipërinë i BE-së, Knut Fleckenstein është emëruar këshilltar për Integrimin i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi.

Sipas dokumentit të siguruar nga abcnews.al, ai është emëruar këshilltar i kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Vendimi parashikon që Knut Fleckenstein të emërohet këshilltar për Integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

Fleckenstein vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë. Ai u zgjodh deputet i Parlamentit Europian në vitin 2009 dhe ishte në detyrë deri vitin e kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit