Sherri në PD për vulën, emri i Lulzim Bashës shkon në KQZ si kryetar i partisë

Sherri në PD për vulën, emri i…

Partia Demokratike ka depozituar këtë të hënë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit. Cila PD?! Pas gjyqit për vulën më 3 mars, grupimi i Enkelejd Alibeaj, me përfaqësues juristin Indrit Sefa, është paraqitur me një shkresë drejtuar KQZ për njohjen e tyre si forcë garuese në zgjedhje. Në shkresën zyrtare janë përcaktuar të dhënat e partisë politike, adresa si dhe kryetari i saj.

Ndonëse gojarisht Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë Demokratike, në letra është ende emri i tij. Sipas gjykatës njoftimi për lënien e postit nuk është shoqëruar me një dokument ligjor. Nën presionin e demokratëve të ndarë në dy grupe, mbështetësit e Berishës dhe mbështetësit e Alibeaj, Lulzim Basha duket se ka bërë një lëvizje të zgjuar duke mos firmosur pë shkarkimin e tij.

Për më shumë se një vit, Lulzim Basha qendroi nën heshtje duke vështruar luftën e Sali Berishës për të marrë selinë dhe vulën e partisë me forcë. Berisha arriti të futej në godinën e domokratëve por duhet të dal sërish nga ajo pasi Basha rezulton ende si kryetar i partisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit