Lëvizje në kupolën e Policisë, ndryshime në disa qarqe

Lëvizje në kupolën e Policisë, ndryshime në…

Ndryshime të reja janë bërë në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, me lëvizje në disa qarqe dhe komisariate të vendit.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Dritan Lena është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e komisariateve. Saimir Shkambaj, me gradën Kryekomisar, i cili deri tani drejtonte Komisariatin e Policisë Tropojë, transferohet në jug dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Në të njëjtën kohë, Feliks Hoda, me gradën Komisar dhe drejtuesi aktual i Komisariatit të Policisë Sarandë, transferohet në Dibër, ku emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Pas transferimit të Shkambajt, drejtimi i Komisariatit të Policisë Tropojë i besohet Andi Kanos, me gradën Komisar, i cili komandohet në detyrën e Shefit të këtij komisariati.

Lëvizjet prekin kështu drejtimin e Policisë Vendore në Berat dhe tre komisariate, në Sarandë, Dibër dhe Tropojë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit