Lëvizje të “kobshme”, Gledis Nano ndryshon shefat e qarkullimit rrugor

Lëvizje të “kobshme”, Gledis Nano ndryshon shefat…

Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime tepër të rëndësishme sa i përket posteve drejtuese në policinë rrugore. Këto ndryshime prekin disa qarqe të vendit.

Mësohet se lëvizjet janë justifikuar me arsyetimin se nevojitej një rifreskim i drejtuesve të policisë rrugore nëpër qarqe me qëllimin e vetëm rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës.

Të gjitha ndryshimet:

Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat, është transferuar dhe emëruar specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Valentin Florini, deri tani specialist i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier.

Ylli Kondi, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat.

Janaq Zarka, deri tani shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Naun Doko, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër.

Altin Dervishaj, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër.

Valmir Nikolli, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit