Lëvizte i armatosur dhe me kanabis me vete, arrestohet i riu në Tiranë

Lëvizte i armatosur dhe me kanabis me…

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Tiranë. Ai u kap duke qarkulluar i armatosur dhe me një sasi lënde narkotike me vete.

Shtetasi me iniciale E.Y. u arrestua pasi po lëvizte me një pistoletë në rrugën Myslim Keta. Gjatë kontrollit të forcave policore i’u gjet edhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Walker”.

Lëvizte me armë zjarri (pistoletë) dhe me lëndë narkotike me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën “Myslym Keta”, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Walker”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit