Lëvizte makinë me targa të vjedhura dhe armë zjarri, arrestohet 21-vjeçari në Shijak

Lëvizte makinë me targa të vjedhura dhe…

Një 21-vjeçar nga Durrësi, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia. Sipas informacioneve paraprake, i riu qarkullonte me automjet me traga të vjedhura.

Policia bën me dije se i arrestuari është identifikuar si Geri Metaj. Gjatë kontrollit në automjet, raportohet se policia i ka gjetur një armë zjarri, pistoletë ‘TT’ me dy karikatorë me 14 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi është kryer në vendin e quajtur “Sallmone”, Shijak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit